Zgjedhjet e 14 majit/ Berisha publikon spotin: Ne jemi koalicioni i ndryshimit, alternativa është një!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet e 14 majit/ Berisha publikon spotin: Ne jemi koalicioni i ndryshimit, alternativa është një!

Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha, ka publikuar spotin e rasdhës në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit.

 

Përmes spotit, u bëhet thirrje qytetarëve të votojnë kandidatët e dalë nga Primaret në zgjedhjet e 14 majit.

 

Advertisement

“Më 14 maj partitë dhe kandidatët janë të shumtë, por alternativa është një. Kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ kanë dalë nga vota e shqiptarëve, jo vendimet e kryetarëve.

 

Duke votuar koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ dhe kandidatët e Primareve ju votoni për vendosjen e pluralizmit.

 

Advertisement

Votoni kundër varfërisë, për dyfishimin e rrogave dhe pensioneve, përgjysmimin e taksave të biznesit, pesëfishimin e subvencionit të fermerëve dhe shërbime cilësore për qytetarin.

 

Votoni kundër shpopullimit dhe rikthimit të shqiptarëve në atdhe. Votoni për një shkollim më të mirë për fëmijët, kursim për të rinjtë dhe mbështetje reale për gruan dhe familjen. Me 14 maj ndryshimi është në duart e tua. Votoni numrin 1, ‘Bashkë Fitojmë’. Votoni kandidatin e Primareve në bashkinë tuaj”,thuhet në spot.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy