Zgjedhjet e 6 marsit/ Rama në Rrogozhinë: Brava dhe varreja nuk kanë lidhje me punën!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet e 6 marsit/ Rama në Rrogozhinë: Brava dhe varreja nuk kanë lidhje me punën!

Gjatë takimit me qytetarët në Rrogozhinë, kryeministri Edi Rama, u shpreh ata kanë mundësi të zgjedhin njeriun i cili punon për qytetin e tyre.

 

Rama nuk la pa thumbuar edhe opozitën, ndërsa theksoi se mes tyre janë ende duke u marrë me bravën dhe varrenë.

 

Advertisement

Kanditët i sjellin ata që nuk kanë mendje të bëjnë punë , por të eliminojnë njëri-tjetrin. Është hall kur kacafyten dy njerëz që qëllim kanë eliminimin e njëri-tjetrit. Jo rastësisht ka ndodhur që të identifikohen me dy objekte që nuk kanë lidhje me punën, vrava dhe varreja.

 

Nëse doni ti vini një bravë Rrogozhinës merreni dhe vendosjani,. Nëse donin bishtin që të vijë vërdallë në qytet merreni bishtin edhe tundeni. Unë as nuk i njoh farë, por nuk mjafton të jesh njëri i mirë që të jesh një qytetar i mirë. Që jeta jonë e komunitetit të jetë më i pastër, që kopshtet të kenë standarde të mira këtë e bën aktivizimi politik për të cilën këtu u fol. Do të doja që të mos kishim mbi kokat tona renë e trishtimit për ata që njerëz atje që po përballen me diçka monstruoze. Por ne kemi ardhur këtu për të kërkuar mbështetjen tuaj për një djalë që realisht e meriton respektin, besimin dhe një nëjfarë mënyre është një shembull pozitiv për komunitetin.

 

Advertisement

Është kthyer nga jashtë për të dhënë një kontribut dhe me aq sa e kam njohur është i njëjti që kam takuar ditën e parë, nuk ka vënë peshë dhe tregon se është me këmbë në tokë. Ata që janë në ajër këtu lërini në ajër, përpiquni dhe me të tjerë që më tutje të përmirësohemi me durim për të gjitha gjërat në bashkinë Rrogozhinë.”, tha Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy