Zgjedhjet vendore/ Celibashi: Opozita në “krizë” për komisionerë, 10 kandidatë nën hetim të thelluar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet vendore/ Celibashi: Opozita në “krizë” për komisionerë, 10 kandidatë nën hetim të thelluar

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibash ka bërë me dije se institucioni që ai drejton ka kërkuar verifikim të thelluar për 10 nga kandidatët e vendoreve të 14 majit.

 

Në një konferencë për mediat, Celibashi njoftoi se disa nga subjektet politike nuk kanë dorëzuar ende listën e plotë të anëtarëve të komisioneve. Ai bëri me dije se Partia Demokratike, nën drejtimin e Enkelejd Alibeaj, nuk ka dorëzuar emrat e komisionerëve për 422 qëndra votimi.

 

Advertisement

Nga ana tjetër edhe Partia e Lirisë ka lënë ‘bosh’ 70 qendra votimi, duke mos dorëzuar pranë KQZ emrat e komisionerëve që do përfaqësojnë këtë subjekt në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy