Zgjedhjet vendore/ Escobar takim “kokë më kokë” me Ramën në Kryeministri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet vendore/ Escobar takim “kokë më kokë” me Ramën në Kryeministri

I dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka zhvilluar këtë mesditë një takim “kokë më kokë” me kryeministrin Edi Rama, në ambientet e kryeministrisë.

 

Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa mendohet se në fokus të diskutimeve kanë qenë zhvillimet politike.

 

Advertisement

Kujtojmë se vizita e Escobar vjen në prag të nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit.

 

Po ashtu zyrtari i lartë amerikan do të zhvillojë takime edhe me krerë të lartë të shtetit, dhe të politikës.

 

Advertisement

Mes tyre edhe me presidentin e Republikës, Bajram Begaj, me përfaqësues të Partisë Demokratike, me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeajn, Tabakun dhe Bardhin.

 

Ndërkohë më 12 prill Escobar do të takohet dhe me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

 

Advertisement

Ndërkohë që nga axhenda e takimit, Escobar ka “përjashtuar” Sali Berishën, i cili është shpallur non grata nga SHBA.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy