Zgjedhjet vendore/ Këto janë emrat që lakohen nga PD për të kandiduar për bashkinë e Korçës dhe Pogradecit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet vendore/ Këto janë emrat që lakohen nga PD për të kandiduar për bashkinë e Korçës dhe Pogradecit

Dalin katër emrat e parë për kreun e bashkisë së Korçës nga ana e Partisë Demokratike. Burime të siguruara thanë për Vizion Plus se deri tani janë propozuar katër emra, dy prej të cilëve vijnë nga bota akademike e Universitetit të Korçës.

 

Bëhet fjalë për ish-deputetet Ledina Alolli dhe Eleina Qirici, figura këto të njohura jo vetëm për elektoratin blu por më shumë se kaq. Nga ana tjetër lakohen fort edhe emrat e Irvin Bode dhe mjeku Gjergji Gjata.

 

Advertisement

Të njëjtat burime thanë se deri në zyrtarizimin e emrave që do ti nënshtrohen më vonë procesit të votimit priten edhe emra të tjerë. Gjë e cila pranohet zyrtarisht edhe nga dega e PD të Korçës. Që nga viti 2007, bashkia e Korçës drejtohet nga socialistët fillimisht për një mandate e gjysëm me Niko Peleshin dhe prej vitit 2013 në krye të bashkisë është Sotiraq Filo.

 

Të njëjtat burime bëjnë me dije se ekonomisti Oligert Muçllari deri tani është emri i vetëm i lakuar për të qënë në garë si kandidat i Partisë Demokratike për bashkinë e Pogradecit. Bashki e cila ka në krye të saj socialistin Ilir Xhakolli, emër i cili flitet se do të kërkojë mandatin e dytë si përfaqësues i Partisë Socialiste.

 

Advertisement

Deri tani këto janë emrat e lakuar për dy bashkitë më të mëdha të qarkut të Korçës ndërkohë që ende nuk lakohen emra të Partisë Demokratike për bashkitë Devoll, Kolonjë, Maliq dhe Pustec.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy