Zgjedhjet vendore/ Noka: Narko-regjimi vodhi zgjedhjet, të burgosurit votuan 4 herë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet vendore/ Noka: Narko-regjimi vodhi zgjedhjet, të burgosurit votuan 4 herë

Deputeti i PD, Flamur Noka humbjen e thellë përballë kundërshtarit në zgjedhjet vendore e konsideron si vjedhje nga Partia Socialiste.

 

Në fjalën e tij në Kuvend, Noka refuzon të njohë zgjedhjet, për të cilat shprehet se bandat dhe qeveria kanë terrorizuar qytetarët duke tjetërsuar vullnetin e tyre në favor të pushtetit absolut.

 

Advertisement

Ka një regjim narko-regjim. Në Shqipëri u tregua ditën e dielë që vija ndarëse mes partisë së pushtetit dhe shtetit nuk ekziston. Në Shqipëri parti shtet ishin të gjithë krim, të gjithë ishin garnizon i PS-së për të blerë, vjedhur, dhunuar e terrorizuar procesin zgjedhor me një kusht që Rilindja të merrte 100% të pushtetit. Banda e qeverisë shkoi në zgjedhje me një moto, nuk kishte gjë më të neveritshme e asnjë arsye të ndodhte në Shqipëri një gjë e tillë”, tha ai.

 

Në të njëjtën kohë, Noka akuzon se të burgosurit kanë votuar më shumë se njëherë, ndërsa thekson se qeveria do të presë përgjigjen që do i jepet çdo bande.

 

Advertisement

“Në Shqipëri ka një mentalitet të tillë se kryeministri thoshte po votuat opozitën do ju lëmë pa ujë e pa drita. Jeni duke e çuar Shqipërinë në skajet e të pamundurës. Po i thoni shqiptarëve që iu shkelim e iu konsiderojmë si vemje. Elbasani e tregoi qartësisht këtë, të burgosurit voton nga tre a katër herë. Vetëm që i gjithë pushteti i sovjetëve të mos takohet askund me votën e lirë, jeni regjim kriminal. Nuk ka asnjë rrugë tjetër më me ju, shkoi kursi i euros 100, jeni në vetë? Kurrë nuk ka rënë në këtë nivel. Ishin 500 mln euro të korrupsionit e krimit për të vrarë votën e lirë. Prisni përgjigjen që do i jepet çdo bande me pushtet e pa pushtet”,  tha Noka.

 

Luçiano Boçi nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë” nuk siguroi shumicën për të drejtuar Elbasanin përballë alternativës së PS, Gledian Llatja. Ky i fundit ka kallëzuar në SPAK, deputetin Flamur Noka, të cilin e akuzon se ka intimiduar votuesit gjatë procesit zgjedhor.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy