Zgjerimi i BE deri në 2030?/ Komisioneri i Zgjerimit: Hap i mirëpritur. Rama: Varhely nuk zhgënjen kurrë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjerimi i BE deri në 2030?/ Komisioneri i Zgjerimit: Hap i mirëpritur. Rama: Varhely nuk zhgënjen kurrë

Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka reaguar ndaj propozimit të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, sipas të cilit BE duhet të jenë gati për zgjerim deri në vitin 2030.

 

Varhelyi në një deklaratë për mediat ka thënë se ky është një lajm i mirëpritur.

 

Advertisement

“Ajo që unë mendoj është se nëse ky është një mesazh nga këshilli që këshilli dëshiron të angazhohet më në fund dhe të bëjë një hap të madh për të realizuar zgjerimin, ky është një lajm i mirëpritur. Nuk mendoj se bëhet fjalë për data. Unë mendoj se është më shumë një çështje vullneti, dhe gjithashtu çështje e dorëzimit,dorëzim në anën e BE-së, por edhe dorëzim nga ana e vendeve tona partnere në Ballkanin Perëndimor apo tre vendeve të tjera kandidate.”

 

Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar kryeministri Rama, i cili ka vlerësuar Komisionerin e Zgjerimit. Ai tha se  Varhelyi nuk e zhgënjen kurrë Ballkanin Perëndimor, sidomos në kohë të vështira.

 

Advertisement

“Komisioneri ynë që nuk e zhgënjeu kurrë rajonin tonë, veçanërisht në kohë të vështira. Duhet pranuar se pas fjalimit të papritur të Presidentit Michel në Forumin Strategjik të Bled, ‘autobusi’ i ngadalshëm i BE-së po bëhet një vend interesant për të qëndruar edhe pa një vend të lirë, padyshim që pasagjerët e Ballkanit Perëndimor mund të durojnë më mirë një udhëtim të gjatë ndërsa ndjekin një bisedë me zë të lartë mes djemve që janë ulur”.

 

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel propozoi që viti 2030 të caktohet si afat kur vendet, tashmë kandidate, dhe BE-ja të jenë të gatshme për zgjerim.

 

Advertisement

Çështja u diskutua edhe në forumin e Bled në Slloveni, ku të pranishëm ishin krerët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy