Zhbllokohen importet nga Serbia/ Krifca në Beograd: Kontratat për grurin dhe miellin nuk do të pengohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zhbllokohen importet nga Serbia/ Krifca në Beograd: Kontratat për grurin dhe miellin nuk do të pengohen

Ndërsa vendet e rajonit janë duke marrë masa për të kufizuar import-eksportet për të siguruar rezervat e nevojshme në rast përshkallëzimi të luftës, Serbia nuk do të bëhet pengesë për produktet drejt Shqipërisë.

 

Garancia është dhënë pas takimit në Beograd të ministres së Bujqësisë, Frida Krifca me homologun serb. Dy zyrtarët kanë rënë dakord se lëvizja e lirë e mallrave nuk do të pengohet në kuadër edhe të nismës “Ballkani i Hapur”

 

Advertisement

“Në një takim me ministrin Nedimoviç në Beograd patëm mundësinë të diskutojmë edhe njëherë marrëveshjen e Ballkanit të Hapur edhe në kushte në të cilat gjendemi tani dhe për të siguruar që kjo marrëveshje funksionon. Kontratat e lidhura tashmë për importin dhe eksportin e produkteve të ndryshme përfshirë atë të misrit apo të grurit do të vijojnë normalisht. Ne garantuam njëri- tjetrin për një bashkëveprim dhe bashkërendim institucional të mirëkuptuar dhe është shumë e rëndësishme që kompanitë shqiptare do të kenë mundësi që kësaj jave do të mund të vijojnë biznesin e tyre normalisht për importet e grurit dhe misit. Ky është një shembull i mënyrës se si marrëveshja e Ballkanit të Hapur krijon lehtësira edhe në periudha shumë të vështira, për arsye të luftës”,- tha ministrja  Krifca.  

 

Serbia është një vend nga i cili ne importojmë drithëra, vaj luledielli dhe produkte të tjera ushqimore. Ndaj mbyllja e eksporteve do të sillte një anomali në treg, aq më tepër këto kohë, kur qytetarët të ndikuar edhe nga paniku po bëjnë blerje të pazakonta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy