Zhdukja e minatorit në Bulqizë/ Reagon deputetja e PD: Minatorët të varfër, të shtypur dhe të tallur nga qeveria

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zhdukja e minatorit në Bulqizë/ Reagon deputetja e PD: Minatorët të varfër, të shtypur dhe të tallur nga qeveria

Ka më shumë se dy ditë që minatori Muharrem Plaku, ka humbur kontaktet me kolegët e tij dhe familjarët, brenda një miniere në Bulqizë.

Ndërsa nuk dihet fati i 61-vjecarit, deputetja e PD, Dhurata Cupi ka shpërndarë një reagim për mediat.

 

Lutemi që Muharremi të dalë nga nëntoka e pasur që mban mbi tokë mijëra të varfër për shkak të keqeverisjes dhe korrupsionit me lejet, shkruan mes të tjerash deputetja demokrate e qarkut rë Dibrës.

Advertisement

 

Cupi thotë se gjatë ktyre viteve është abuzuar masivisht me pasuritë e nëntokës në Bulqize dhe jo vetëm.

 

Gjatë 8 viteve që kaluara janë me dhjetra minatorë që kanë humbur jetën, që janë plagosur në miniera për shkak të babëzisë së pa fre, për shkak të abuzimeve me pasurinë e nëntokës. Korrupsioni me lejet e shfrytëzimit të minierave fillon në Tiranë, në zyrat me vula shtetërore dhe mbaron në zgavrën e korrupsionit në Bulqizë. Minatorët janë të braktisur si asnjë herë më parë. Familjet që kanë humbur kryefamiljarin në galeritë e vdekjes janë në hall të madh. Mbijetojnë në varfëri. Lista e borxheve të familjeve të minatorëve shtohet nga dita në ditë.

Advertisement

 

 

Qeveria, shton Dhurata Cupi, ka hequr dorë nga përgjegjësia sociale për tju siguruar minatorëve kushte pune të sigurta, një pagë të merituar dhe një pension me dinjitet.

 

Advertisement

 Statusi i Minatorit është një mirazh. Në programin e qeverisë nuk kishte asgjë për ta, ashtu siç nuk kishte për 8 vite më parë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy