Zjarr në kodrat e Vajkanit në Fier/ Flakët përhapen me shpejtësi, rrezikohen baneat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarr në kodrat e Vajkanit në Fier/ Flakët përhapen me shpejtësi, rrezikohen baneat

Një zjarr i madh ka rënë në kodrat e Vajkanit në Fier.

 

Flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e fortë.

 

Advertisement

Zjarri po shtrihet në një territor të gjerë ndërsa rrezikohen të digjen ullishte dhe pemë frutore.

 

Flakët janë në një zonë ku ka edhe banesa ndërsa pranë është edhe kisha e Vajkanit.

 

Advertisement

Në terren kanë zbritur të gjitha mjetët dhe efektivët e repartit zjarrfikës të Fierit.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy