Zjarr në një masiv pyjor në Bulqizë, flakët i drejtohen banesave të fshatit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarr në një masiv pyjor në Bulqizë, flakët i drejtohen banesave të fshatit

Një vatër e madhe zjarri është shfaqur në masivin pyjor me dushqe në fshatin Mazhicë të Njësisë Administrative Shupenzë të Bashkisë së Bulqizës.

Zjarri mësohet se ka nisur që pasditen e djeshme duke u përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme me drurë lisi që ndodhen mbi fshat.

Ende nuk dihet se si është aktivizuar zjarri ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi të madhe për shkak të erës së fortë që ka nisur të jetë prezente prej disa orësh në këtë zonë.

Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar autoritetet për vatrën e zjarrit, ndërsa deri tani nuk është bërë asgjë për shuarjen e flakëve të cilat i janë drejtuar banesave të fshatit.

Advertisement

Kjo nuk është hera e parë që masivi pyjor me Lis në këtë zonë digjet, ndërsa deri tani nuk dihen shkaqet e vërteta, teksa policia pritet të nisë hetimet për të gjetur autorin apo autorët e kësaj zjarrvënieje. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy