Zjarr në zonën e Lunxherisë, vështirësi për zjarrfikësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarr në zonën e Lunxherisë, vështirësi për zjarrfikësit

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka rënë poshtë fshatit Dhoksat, në Njësinë Administrative Lunxheri, Bashkia Gjirokastër.

 

Mësohet se zjarri po avancon në zona të mbjella në drurë frutorë, sidomos në vreshtari e në fshatrat Dhoskat dhe Nokove.

 

Advertisement

Zjarrfikëset e Gjirokastrës po operojnë me vështirësi, pasi mbetet ende aktive vatra e zjarrit në fshatin Palokastër, çka e bën të pamundur menaxhimin nga ana e PMNZSH.

 

Flakët vlerësohen si të rrezikshme në Lunxheri. Deri më tani, janë djegur tre hektarë kullotë, ndërkohë që rrezikohet djegia e pesë hektarëve drurësh frutore, kryesisht vreshtari.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy