Zjarri në ishullin e Sazanit/ Ministria e Mbrotjes: Po vlerësohet nevoja për ndërhyrje të mëtejshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarri në ishullin e Sazanit/ Ministria e Mbrotjes: Po vlerësohet nevoja për ndërhyrje të mëtejshme

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako së bashku me ekspertë të tjerë ka shkuar drejt ishullit të Sazanit ku po bëhet vlerësimi i situatës për ndërhyrje të mëtejshme.

 

Ministria e Mbrojtjes njofton se në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme janë shtuar trupat në terren.

 

Advertisement

Forcat e ndërhyrjes kanë krijuar breza të shpyllëzuar rreth vatrave të zjarrit për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

 

“Në këto momente Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Haki Çako, i shoqëruar nga ekspertë zjarresh janë duke u kryer një rikonicion nga ajri mbi ishullin e Sazanit për të vlerësuar nevojën e ndërhyrjeve të mëtejshme. Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit janë shtuar trupat e ndërhyrjes nga toka të cilët kanë krijuar breza të shpyllëzuara rreth vatrave të zjarrit🙏-njofton Ministria e Mbrojtjes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy