Zjarri në malin e Shpiragut, Peleshi: Ndërhymë nga ajri, flakët drejt izolimit të plotë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarri në malin e Shpiragut, Peleshi: Ndërhymë nga ajri, flakët drejt izolimit të plotë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njofton se mali në malin e Shpiragut po shkon drejt izolimit të plotë. Terreni i thepisur ka vështirësuar punën e forcave zjarrfikëse, ndaj Peleshi njofton se është dashur ndërhyrja nga ajri për vënien nën kontroll të flakëve.

 

“Situata është nën kontroll dhe zjarri po shkon drejt izolimit të plotë në malin e Shpiragut, në bashkinë e Beratit. Në mbështetje të forcave në terren u angazhuan edhe 50 trupa të tjerë nga reparti i Poshnjes, duke e çuar në 100 numrin e efektivëve të Forcave të Armatosura që po punojnë me intensitet deri në shuarjen përfundimtare të tij. Për shkak të terrenit të vështirë që nuk mundëson ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse, helikopteri Cougar ka ardhur në ndihmë që në orët e para të mëngjesit, duke vijuar gjatë gjithë ditës ndërhyrjen nga ajri”, shkruan Peleshi.

 

Advertisement

Mali i Shpiragut u përfshi nga flakët mbrëmjen e së enjtes, ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ishte e vështirë për shkak të terrenit. Era e fortë favorizoi përhapjen e flakëve në një kohë të shpejtë, ndërsa dyshohet se zjarri u shkaktua nga një shkarkim elektrik.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy