Zjarri në QSUT, Fico: Nuk ka asnjë të lënduar, situata nën monitorim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarri në QSUT, Fico: Nuk ka asnjë të lënduar, situata nën monitorim

Drejtoresha e QSUT, Albana Fico në një deklaratë për mediat bëri me dije se zjarri në godinë u shkaktuar nga qenë një defekt në një dhomë teknike.

Fico nënvizoi se asnjë nga pacientët apo personeli nuk janë lënduar si pasojë e zjarrit, duke theksuar se ata u evakuuan në kohë.

Ajo shtoi se rasti po hetohet.

“Nuk ka pasur asnjë humbje jete dhe nuk ka pasur asnjë përkeqësim. Ka në vijim akoma një sinjal teknik alarmi, çka tregon që kjo ndërtesë ka elementë shumë të larta sigurie, bën të mundur që pacientët tanë të jenë të sigurt në çdo hap kur janë nën mbikëqyrjen tonë në spital. Ka qenë një defekt në një dhomë teknike që po vlerësohet dhe po monitorohet në vijëmsi. I gjithë grupi teknik, së bashku me mirëmbajtjen e QSUT, kanë nën kontroll çdo lloj elementi. Është një dëm i kufizuar, vetëm një dhomë teknike. Kjo nuk ka prekur asgjë tjetër. Spitali Qendror është spital që trajton rastet më të rënda. Shërbimet kanë marrë masat e tyre, përfshirë edhe reanimacionet. Ne kemi pacientë, të cilët, për siguri më të lartë, i kemi lëvizur brenda QSUT, nuk ka ndryshime të parametrave të tyre, janë në vijim të trajtimeve të tyre”, theksoi ajo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy