Zjarri në shkollën 9-vjeçare/ Ministria e Arsimit: Po ndjekim nga afër zhvillimet, kërkojmë hetim të plotë të ngjarjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarri në shkollën 9-vjeçare/ Ministria e Arsimit: Po ndjekim nga afër zhvillimet, kërkojmë hetim të plotë të ngjarjes

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pas zjarrit në një shkollë 9-vjeçare në Bashkinë Mallakastër.

 

 

 

Advertisement

Duke ndjekur nga afër zhvillimet, ministrja Kushi ka kërkuar hetim dhe zbardhje të plotë të shkaqeve të ngjarjes.

 

 

 

Advertisement

Gjithashtu bëhet me dije se ambjentet e shkollës do të jenë gati për të pritur fëmijët në datën 5 janar.

 

 

Reagimi: 

Advertisement

Po ndjekim nga afër me vëmendje zhvillimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur në shkollën 9-vjeçare “5 Shkurti” në Mallakastër, ku si pasojë e zjarrit në njërën prej klasave janë shkaktuar dëme fizike dhe materiale.

 

Sipas informacioneve zyrtare paraprake, shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, por megjithatë kërkoj nga organet kompetente, jo vetëm Policia e Mallakastrës por edhe Bashkia, si institucioni përgjegjës për sigurinë e shkollës, që të bëjnë sa më parë një hetim të plotë të shkaqeve që çuan në këtë incident.

 

Advertisement

Falënderoj veçanërisht punonjësit e zjarrfikëses dhe personelin e shkollës, të cilët kanë ndërhyrë në kohë rekord, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në klasat e tjera.

 

Dëshiroj të informoj opinionin publik se po marrim të gjitha masat, në bashkëpunim me Bashkinë dhe Zyrën Arsimore Mallakastër që shkolla të jetë gati për të pritur nxënësit ditën e enjte, më datë 5 janar, kur rinis procesi mësimor në të gjitha shkollat e vendit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy