Zonë e lirë ekonomike në Ndroq, Bejko: Periferia e Tiranës është lënë në harresë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zonë e lirë ekonomike në Ndroq, Bejko: Periferia e Tiranës është lënë në harresë

Kandidati për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, ka takuar banorët e zonës së Ndroqit, me të cilët ka diskutuar për problemet me të cilat përballen qytetarët që jetojnë në periferinë e bashkisë së kryeqytetit. Sipas Bejkos, është e patolerueshme që zona pak km larg Tiranës, nuk kanë rrugë.

 

ROLAND BEJKO

 

Advertisement

KANDIDAT PER KRYETAR BASHKIE, PD

 

“Thjesht rrugët, kaq duan shqiptarët, nuk është se po kërkojnë salltanete të mëdha. Salltanete e mëdha janë privilegj i elitës politike qe ka ngal aty, Rama Berisha, Meta çirakët e tyre që bëjnë spektakël politik, bëjnë sikur po punojnë për fshatrat. Në 1902 mln euro që ka buxhet bashkia, 1 mln euro e ka investuar për fshatin.”

 

Advertisement

Bejko ka shpjeguar se synon që Ndroqin ta shndërrojë në zonë të lirë ekonomike.

 

“Ne kemi menduar që Ndroqi të jetë një nga zonat e lira ekonomike, që do të thotë se kush bën biznes në turizëm malor, ambiental, do të ketë 0 taksa.”

 

Advertisement

Bejko ka ftuar qytetarët, që me votë të ndëshkojnë klasën politike e të ndryshojnë të ardhmen.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy