Zotim i qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, përurohet Abetarja e përbashkët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zotim i qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, përurohet Abetarja e përbashkët

Abetarja e Përbashkët Unike, zotim i dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, u përurua mbrëmjen e kësaj të diele në një event të posaçëm në kryeqytet.

 

Kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e përbashkët të bërë në drejtim të hartimit profesional të Abetares së unifikuar që vijon traditën e mësimit të gjuhës shqipe, ndër breza, më dinjitoze se çdo herë tjetër.

 

Advertisement

“Gjuha jonë është një nga gjuhët më të vjetra, por është një gjuhë e shkruar relativisht vonë dhe sot është e domosdoshme që ne të gjejmë rrugët për tua treguar më mirë atyre që vijnë pas nesh dhe për ta rrënjosur me sa më shumë durim tek fëmijët tanë dhe tek femijët e fëmijëve tanë, sesa e vështirë ka qenë rruga e përpjekjeve për të mos u asimiluar dhe për të mos u zhdukur gjuha shqipe, e cila sot vazhdon të gjallojë në të gjitha hapësirat ku jetojnë shqitarët, por për të cilën janë dashur sakrifica të jashtëzakonshme, vetëmohime të jashtëzakonshme, nënpresione të jashtëzakonshme për tjetërsimin, për shpërfytyrimin e deri edhe për zhdukjen e saj”

 

Abetarja e re, e cila ndryshon nga tekstet e mëparshme, në planin e metodave të integrimit, të leximit dhe të shkrimit, vjen për herë të parë edhe në versionin dixhital. Nje metodë kjo që lehtëson ndjeshëm punën e mësuesve e të prindërve dhe ndihmon nxënësit.

 

Advertisement

“Kjo është një abetare ndryshe nga më e mëparshmja dhe nga të mëparshmet në planin e metodave të integrimit, të leximit e të shkrimit dhe në aspektin e intensitetit të procesit të mësuarit, qoftë të shkrimit qoftë dhe të leximit.E për më tepër abetarja vjen edhe ne versionin digjital që lehtëson shumë punën e mësuesve dhe punën e prindërve dhe natyrisht ndihmon patjetër dhe nxënësit.”

 

Kreu i qeverisë njoftoi se shumë shpejt kjo Abetare do të hyjë në kurrikulat e mësimit dhe në shkollat e Maqedonisë së Veriut por dhe trevave të tjera shqiptare.

 

Advertisement

“Është një gjë e bukur, është një gjë prekëse, është një gjë inkurajuese, domethënëse, por njëkohësisht është një gjë shtytëse për të gjitha gjerat e tjera, fakti që në shkollat e Shqipërisë dhe Kosovës kjo Abetare do të hyjë si një material amalgamues i të gjithë procesit të mësimit, duke krijuar një hapësirë të përbashkët të të parit të germave, të të shqiptuarit te germave dhe të të shprehurit me shkrim apo me gojë përmes këtyre germave, duke iu dhënë mundësinë fëmijëve shqiptarë në të dyja anët e kufirit dhe së shpejti shpresoj dhe besoj dhe fëmijëve shqiptarë në në anën tjetër të kufirit në Maqedoninë e Veriut, pastaj dhe të tjerëve dhe më gjerë që te bashkëjetojnë në të njëjtën hapësirë të mësuari, të shkuari, të lexuari, dhe të menduarit të materies bazë të gjuhës shqipe që janë germat.”

 

Në mbyllje të aktivitetit, kreu i qeverisë Edi Rama së bashku me tre minsitrat e Arsimit, atë të shqipërisë Kosovës e maqedonisë së veriut shpërndanë në shenjë simbolike disa abetare për fëmijët të cilët do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy