
Në gjysmën e bashkive të vendit ka përfunduar procesi i numërimit të votave, ku saktësisht në 31 nga 61 të tilla është shpallur dhe rezultati përfundimtar.
Partia Socialiste ka fituar ndjeshëm në shumë bashki, ndërsa numri total i fitoreve të vulosura të partisë në pushtet në zgjedhjet vendore të së dielës, aktualisht është 25.
Gjithashtu, duket se PS po korr sukses edhe në bastionet e së djathtës.
Nga ana tjetër, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka fituar vetëm 6 bashki, ndërsa Partia Demokratike që mbart dhe historinë e ngjizjes së pluralizmit duket se është braktisur nga elektorati i saj, duke mos fituar drejtimin e asnjë pushteti vendor.
Bashkitë e fituara nga PS:
Bashkia Sarandë
Bashkia Vlorë
Bashkia Kukës
Bashkia Tropojë
Bashkia Rrogozhinë
Bashkia Tepelenë
Bashkia Elbasan
Bashkia Kamëz
Bashkia Kolonjë
Bashkia Peqin
Bashkia Librazhd
Bashkia Vorë
Bashkia Roskovec
Bashkia Këlcyrë
Bashkia Dropull
Bashkia Libohovë
Bashkia Belsh
Bashkia Mat
Bashkia Klos
Bashkia Cërrik
Bashkia Gramsh
Bashkia Poliçan
Bashkia Skrapar
Bashkia Selenicë
Bashkia Devoll
Bashkitë e fituara nga “Bashkë Fitojmë”:
Bashkia Memaliaj
Bashkia Pukë
Bashkia Has
Bashkia Fushë Arrëz
Bashkia Himarë
Bashkia Mirditë