10 gjërat që irritojnë fetusin në barkun e nënës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kur një grua merr vesh se është shtatzënë ajo sigurisht emocionohet shumë për këtë stad të ri të jetës në të cilin po hyn, shkruan “PerNenat”.

Ajo fillon të ndryshojë stilin e jetës duke menduar për gjërat që do t’i bënin mirë bebit dhe për gjërat që mund ta dëmtonin atë. Por fëmija komunikon me nënën që kur është në bark, dhe këtë e keni vënë re me siguri kur keni pëlqyer një ushqim në vend të një tjetri, transmeton lajmi.net.

Por ka disa gjëra që bebi nuk i pëlqejnë në bark. Ja cilat janë ato:

1.E qeshura me bark e nënës. Një nënë e lumtur e bën padyshim fëmijën e lumtur. Por, nëse nëna qesh me bark, shtrëngimet nuk e bëjnë të lumtur bebin. Mundohuni të mbani barkun tuaj ose të shmangni të qeshurat e fuqishme në mënyrë që mos të shqetësoni fëmijën tuaj.

Advertisement

2.Ngacmimet e vazhdueshme. Është sigurisht shumë kënaqësi ta ngacmosh bebin që të lëvizë, veçanërisht në tremujorin e tretë, transmeton lajmi.net.

Është një ndjenjë e mrekullueshme kur e prek fëmijën që nga barku dhe me siguri edhe ai e pëlqen shumë. Por mos e teproni me ngacmime sepse ju nuk e dini gjendjen e bebit brenda në mitër.

3.Zhurmat e papritura ose të fuqishme. Ne të gjithë i dimë efektet qetësuese të muzikës jo vetëm tek foshnjat, por edhe tek të rriturit.

Ndonëse foshnjat mund të dëgjojnë vetëm zhurmat shumë të forta brenda mitrës, ata i urrejnë zhurmat e papritura dhe të forta. Pra, mbajeni barkun tuaj larg nga magnetofoni i ndezur në shtëpi apo larg borive të makinave në rrugë.

Advertisement

4.Një mami e stresuar. Çfarëdo që ndjen nëna, e ndien edhe fëmija. Nëse jeni shumë e stresuar, nivelet e hormoneve do të rriten duke ndikuar gjithashtu tek fëmija juaj.

Pra, provoni disa teknika relaksimi si frymëmarrje të thellë, meditim, ushtrime ose joga për t’ju mbajtur me një humor të mire, transmeton lajmi.net.

5.Dritat që i vendosni tek barku. Foshnjat ju përgjigjen nga brenda mitrës kur ju ndizni një dritë dhe e vendosni në barkun tuaj. Megjithatë, shumë nga këto drita mund ta shqetësojnë fëmijën tuaj, veçanërisht nëse ai / ajo është në gjendje pushimi.

6.Tronditja dhe kthimi në anën tjetër në kohën e fjetjes. Ashtu si e qeshura, tronditja apo kthimi gjatë kohës së gjumit i shkakton parehati bebit në bark.

Advertisement

Sigurisht që nuk është një ndjenjë e mirë, veçanërisht nëse fëmija juaj po pushon ose fle. Provoni të rrotulloheni shumë ngadalë nëse vërtet ju duhet ta bëni.

7.Ushqimi pikante. Fëmija juaj e shijon shumë ushqimin që ju konsumoni por ai i urren ushqimet pikante. Sa herë që hani ushqime të tilla do të vëreni se bebi juaj do të lëvizë në një mënyrë jo fort të këndshme, transmeton lajmi.net.

8.Mami në depresion, bebi i trishtuar. Fëmija juaj e ushqen të qeshurën me bark por kjo nuk do të thotë që ju duhet të qëndroni pa qeshur. Shmangni sa më shumë trishtimin dhe depresionin pasi ai do të ndikojë tek bebi juaj.

9.Mungesa e hapësirës. Ndërsa fëmija juaj rritet, ai / ajo do të përjetojë një mungesë hapësire. Edhe pse nuk mund të bëni asgjë për këtë (përveç lindjes), mund të përpiqeni të mbani veten të shtendosur duke ndenjur sa më shtrirë kudo.

Advertisement

10.Brejtjen nga uria. Ashtu si çdo gjë tjetër, brejtja juaj e urisë ndikon edhe tek foshnja juaj. Fëmija juaj urren të jetë i uritur dhe ai do të komunikojë me goditje dhe lëvizje.

Pra, çdo herë që ndieni edhe dëshirën më të vogël për të ngrënë, drejtohuni direkt në kuzhinë. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy