A është autizmi i lindur apo fitohet? Shkaktarët e autizmit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kur bëhet fjalë për shkaktarët e autizmit, nuk ka një përgjigje definitive që e përmbledhë plotësisht atë, shkruan lajmi.net.

Shkaktarët janë paksa të paqartë, dhe si pasojë se është e vështirë të diagnostikohet para moshës 2 vjeçe, nuk është vërtetuar akoma se a është e lindur.

Mirëpo faktorët gjenetik luajnë një rol shumë të madh, sepse në shumicën e rasteve që një fëmijë identifikohet si autist, ata kanë ndonjë formë të çrregullimeve ose sëmundjeve mendore në historinë shëndetësore të familjes.

Edhe pse diagnostikimi mund të bëhet vetëm pas moshës 2 vjeçare, shumë prindër dallojnë shenja të autizmit tek fëmija i vet edhe para kësaj moshe.

Advertisement

Kërkimet deri më tani kanë treguar se autizmi është i lindur në shumicën e rasteve, por si mungesë e shenjave të dukshme tek një pjesë e rasteve, nuk është eliminuar plotësisht mundësia e krijimit të autizmit gjatë lindjes nëse fëmija pëson ndonjë dëmtim në tru.

Gratë shtatzëna që janë ekspozuar ndaj ndonjë lënde toksike, kanë pasur komplikime në shtatzëni ose lindje, shkaktojnë këto dëmtime në trurin e foshnjës para ose në një periudhë shumë të shkurtër pas lindjes.

Ka shumë raste kur fëmija zhvillohet dukshëm normalisht, dhe me kalimin e kohës ata fillojnë të humbin aftësitë e fituara si shkak i autizmit.

Kjo mund të ndodhë sepse gjëndja tyre është rënduar, ose thjeshtë truri i tyre nuk mund të vazhdonte të zhvillohej në ata hapa.

Advertisement

Një trajtim për shërimin e autizmit nuk ekziston, pasi që ka akoma shumë gjëra që nuk janë kuptuar, mirëpo mund të përmirësohet me trajtime intensive.

Mirëpo për të qenë e mundur që të trajtohet, duhet që diagnostikimi të jetë sa më i hershëm. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy