Covid-19, CDC: Mbrojtja nga dozat përforcuese bie pas katër muajsh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Covid-19, CDC: Mbrojtja nga dozat përforcuese bie pas katër muajsh

Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thane se shumica e fuqisë mbrojtëse e ofruar nga dozat përforcuese e vaksinave kundër koronavirusit bie pas katër muajsh, duke rritur shqetësimet se disa amerikanë, veçanërisht ata me rrezikshmëri të lartë, do të duhet të marrin një dozë të katërt.

Hulumtimet paraprake nga Izraeli dhe Britania kanë sugjeruar se mbrojtja e ofruar nga dozat përforcuese bie brenda muajsh.

Por, të dhënat e prezantuara më 11 shkurt paraqesin të dhënat e para të rënies së mbrojtjes nga vaksinat e prodhuara me teknologjinë mRNA, siç janë ato të Pfizer dhe Moderna.

Studimi u fokusua te personat që kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak të simptomave të sëmundjes COVID-19, kështu që nëse ajo popullatë është e orientuar drejt moshave më të vjetra dhe atyre me sistem më të dobët imunitar, atëherë dozat përforcuese mund të jenë më pak të efektshme.

Advertisement

Studimet e tjera kanë treguar se përderisa vaksinat mund të humbin disa prej aftësive për të mbrojtur ndaj sëmurjes së rëndë, hospitalizimit te personat mbi 65 vjeç, ato janë shumë efektive ndaj popullsisë së re, të cilët nuk kanë sëmundje shoqëruese.

Por, zyrtarët shëndetësorë amerikanë kanë thënë se duhet të kuptojnë nëse personat që konsiderohen me rrezik të lartë do të duhet t’i nënshtrohen regjimit prej tri dozave apo duhet të marrin edhe dozën e katërt.

CDC më herët kishte publikuar të dhëna që tregonin se doza e dytë dhe e tretë e vaksinave Moderna dhe Pifzer, mund të jenë më pak efektive ndaj variantit Omicron sesa ndaj variantit Delta të koronavirusit. Sipas këtyre të dhënave, CDC kishte thënë se doza e tretë mund të ofrojë mbrojtje, të paktën për një kohë të shkurtër.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy