Duken gjithmonë rrëzëllitëse, ja 3 sekretet e bukurisë që femrat e Lindjes së Mesme praktikojnë prej shekujsh

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në qoftë se keni menduar se vaji i arganit është e vetmja armë e fortë tek femrat marokene, jeni gabuar. Femrat e Lindjes së Mesme kanë një arsenal sekretesh të bukurisë. Ja disa prej trajtimeve më të mira që ato përdorin për të ruajtur rininë e përhershme:

Hamami: Hamami është një ritual për pastrimin e trupit dhe nxjerrjen jashtë të tij të të gjitha toksinave, transmeton living.al. Trajtimi përfshin aromaterapinë, detoksifikimin dhe masazhimin duke përdorur produktet tipike marokene, si vajrat esencialë dhe ai i arganit.

Ky lloj trajtimi rrit qarkullimin në gjak, nxjerr toskinat nga trupi dhe pastron lëkurën.

Sapuni i zi afrikan: I quajtur ndryshe “Savon Noir”, ky sapun është i pasur me vitaminë E, ka veti antimikrobale dhe një aromë të jashtëzakonshme.

Advertisement

Vaji i trëndafilave: Gratë marokene përdorin petalet e freskëta për të krijuar një seri produktesh bukurie, përfshirë këtu edhe ujin e trëndafilave për tonofikimin lëkurës.

Vaji i trëndafilave, ose Trëndafili Maroken, konsiderohet si një nga vajrat esencialë më të fuqishëm për të lehtësuar dhimbjet. Nëse aplikohet në lëkurë, e lë atë të butë e të shndritshme.

Çaji i gjelbër i mentes: Çaji i gjelbër i mentes është pija më e re energjike për rigjenerimin e lëkurës. I pasur me antioksidues, ky çaj lufton më së miri shenjat e plakjes dhe njollat në lëkurë.

Ai përmban gjithashtu kafeinë prandaj mund të zëvendësojë shumë mirë kafen e mëngjesit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy