Maska e fytyrës mund të shkaktojë probleme për sytë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Maskat janë një përbërës thelbësor në luftën kundër përhapjes së Covid-19 dhe janë të rekomandueshme më shumë se kurrë, por janë sytë tanë ata që po “paguajnë” një çmim, shkruan “IconStyle”.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë maska ​​për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së Covid-19, transmeton lajmi.net.

Por është e lehtë të bësh gabime në zgjedhjen e maskave, pasi ato fare lehtë mund t’ju sjellin dhe probleme me sytë.

Në fakt, ju mund të keni pasur shqetësime me sytë por nuk e keni ditur se nga ju vijnë.

Advertisement

Së fundmi, mjekët e syve po ndihmojnë pacientët të shërohen nga një sërë problemesh me sytë që rezultojnë si pasojë e gabimeve të copës së maskave. Këto problemet me sytë mund të jenë:

  • Infeksionet bakteriale të qepallës
  • Sytë e thatë
  • Dëmtimi i kornesë (gërvishtjet)
  • Acarim si alergji

Sa herë mbajmë maskë, një ajër i ngrohtë fryn prej saj dhe përhapet në pjesën e sipërme të fytyrës tonë, gjithashtu edhe tek sytë. Pikërisht ky është problemi.

Sipas mjekëve dhe ekspertëve, ky ajër i ngrohtë që fryn nga maska është shkaktar i shumë problemeve me sytë që të gjithë po hasim së fundmi. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy