Mjekët: Koronavirusi mund të ndikojë edhe tek testikujt

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më shumë se një duzinë simptomash të Covid-19 janë raportuar që nga fillimi i pandemisë, përfshirë këtu kollën e thatë, ethet dhe humbje të shijes ose nuhatjes, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Por mjekët në SHBA u kanë thënë burrave që të jenë tepër vigjilentë ndaj virusit, pasi një pacient 37-vjeçar u dërgua në A&E me ënjtje dhe ‘shqetësim’ në pjesën e testikujve.

Pacienti tashmë kishte vuajtur nga shenjat më të zakonshme të Covid, një javë para se të shkonte në spital.

Mjekët nga Konsorciumi i Edukimit Shëndetësor të Shërbimeve të Uniformuara në San Antonio në Teksas thanë se virusi kishte dëmtuar spermatocitet e tij, të cilat e mbajnë spermën të shëndetshme.

Advertisement

Ata paralajmëruan që dëmi i shkaktuar nga Covid-19 mund të ketë ‘një ndikim në të ardhmen në pjellorinë mashkullore’.

Raporte të ngjashme të dhimbjes së testikujve tek pacientët me Covid-19 janë raportuar më parë, por nuk ka pasur ndonjë hulumtim që krijon një korrelacion të tillë. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy