Nëntë vende ku nuk duhet të shkoni kurrë pa dezinfektues me vete

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë ditës, shkojmë në shumë vende dhe një pjesë e tyre janë mbartësit kryesorë të baktereve. Prandaj, është shumë e rëndësishme të mbani gjithmonë në çantë një alkool/dezinfektant për ta përdorur, aq më tepër nëse ndodheni në një nga vendet më poshtë.

Shënim: Sigurohuni që produktet të jenë origjinale dhe të çertifikuara nga Instituti i Shëndetit Publik.

1. ATM

E keni parasysh që për të tërhequr paratë duhet të kryeni fillimisht procesin e zakonshëm. Teksa bëni veprimet (fusni kodin/kartën, etj) duhet të shtypni butonat e pasura me baktere. Të gjithë këto kalojnë në duart tuaja!

Advertisement

Eshtë shumë e rëndësishme që pasi të keni përfunduar të dezinfektoni duart me xhel ose alkool.

2. Transporti publik

Mënyra më e shpejtë dhe më e thjeshtë për përhapjen e virusit është gjendet në transportin publik. Urbanët mbeten një kërcënim për përhapjen e Covid-19, prandaj përpos maskës duhet absolutisht të udhëtoni duke mbajtur me vete një xhel dezinfektues ose alkool.

3. Supermarketet

Advertisement

Përveç faktit që është një vend ku hyjnë dhe dalin shumë njerëz, produktet e ndryshme që shiten në to bëjnë që numri i baktereve të jetë i lartë. Kujtoni që përhapja kryesore e një virusi vjen nga duart, prandaj mos harroni t’i dezinfektoni dhe mos shkoni kurrë për pazar pa një alkool me vete.

4. Palestra

Njerëzit aty djerësijnë, peshqirët s’mund ta dini kurrë sa të pastër janë, e ndërsa pajisjet mbeten kërcënimi më i madh për përhapjen e virusit. Pas çdo ushtrimi dezinfektohuni!

5. Zyra

Advertisement

Vendi i punës është gjithashtu një tjetër vend ku nuk duhet të qëndroni pa mbajtur në çantë xhelin dezinfektues apo alkoolin. Tryeza, mouse-i i kompjuterit apo tastiera janë të mbushura me baktere, prandaj dezifektimi i përsëritur me alkool 100 ml është i nevojshëm.

6. Taksi/makinë

Kurrë mos hypni në një taksi pa patur me vete një antibakterial. Dorezat e dyerëve i kanë prekur të tjerë para jush, prandaj rreziku mbetet i lartë.

7. Klinikë mjekësore

Advertisement

Të gjithë pacientët që shkojnë në një klinikë, diçka i shqetëson në shëndetin e tyre. Dikush mund të jetë duke u kollitur/teshtirë dhe padashur infekton sipërfaqet përreth teksa ju jeni në pritje për vizitën me mjekun. Absolutisht s’duhet të qëndroni pa një produkt dezinfektimi me vete, por kujdes çfarë zgjidhni. Për të mos rënë pre e mashtrimeve dhe brenda çdo parametri.

8.Dhomat e hoteleve

Pavarësisht se stafi është kujdesur për higjenën, ju duhet të tregoheni të vëmendshëm. Një alkool 100 ml me spray do t’ju shpëtonte për dezinfektimin e pultit, komedinave apo çdo sipërfaqeje tjetër.

9. Restorantet

Advertisement

Kurrë pa një xhel dezinfektimi me vete!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy