Nëse doni të jetoni më gjatë, hani ushqime djegëse

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nëse doni të jetoni më gjatë, hani ushqime djegëse

Preferencat tuaja të ushqimit, me sa duket mund të ua zgjasin jetën, shkruan “DailyStar”.

Personat që kanë vazhdimisht ushqime me speca djegës zvogëlojnë dukshëm rrezikun e vdekjes nga sëmundje të zemrës ose kanceri, transmeton lajmi.net.

Ky fakt është vërtetuar duke përdorur rreth 570 mijë persona si referencë për studim.

Krahasuar me personat që nuk hanë djegës fare, personat që hanë shumë speca djegës kanë 26% më pak probleme kardiovaskulare dhe 23% me pak gjasë të sëmuren nga kanceri.

Advertisement

Ata gjithashtu thonë se këto kërkime duken mjaftë bindëse, por mos filloni të gllabëroni specat djegës menjëherë, por mund të provoni t’i fusni në ushqimin tuaj të përditshëm në sasi pak më të shumta se përpara.

Studiuesit thonë se personat e përfshirë në studim kanë ngrënë sasi të ndryshme dhe lloje të ndryshme të specave djegës, prandaj ata do të përpiqen të kuptojnë se cilët prej tyre janë më efikas dhe të dobishëm për shëndetin tuaj.

Ata shpresojnë që një përgjigje e saktë dhe definitive do të bëhet e ditur për të gjithë ne në një ditë sa më të afërt, por deri atëherë, ju mund të filloni me përdorimin e specave djegës. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy