Nga shtimi në peshë deri tek aknet; 5 mënyrat që trupi juaj ju tregon çrregullimet hormonale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rritja dhe zhvillimi i trupit të njeriut varet shumë nga funksioni i hormoneve, shkruan “BrightSide”.

Këto molekula të vogla sinjalizimi janë përgjegjëse për gjendjen shpirtërore, emocionet, sjelljen dhe madje edhe pamjen tonë, transmeton lajmi.net.

Aknet: Shpërthimet e akneve mund të jenë rezultat i kujdesit jo të duhur të lëkurës, një diete të paekuilibruar ose ciklit menstrual. Sidoqoftë, nëse puçrrat janë bërë shoqëruesi juaj i vazhdueshëm, ndoshta është një simptomë e një çrregullimi hormonal.

Advertisement

Lodhja: Lodhja kronike mund të jetë një shenjë se hormonet tuaja nuk janë në ekuilibër. Edhe ata që flenë 8 orë mund të duken vazhdimisht të lodhur. Një nivel i lartë i progesteronit mund të jetë fajtor për këtë. Një test i thjeshtë i gjakut do të ndihmojë për të matur përqendrimin e progesteronit në gjakun tuaj.

Shtimi në peshe: Shumë njerëz luftojnë me peshën e tyre gjatë gjithë jetës , duke iu rezistuar dëshirave për ushqim dhe duke bërë sport. Problemet e lidhura me hormonet ka shumë të ngjarë të jenë shkaku i kësaj padrejtësie.

Advertisement

Djersitja e tepërt nuk ka të bëjë gjithmonë me çrregullimet hormonale. Sidoqoftë, duhet të kontrolloni nivelet e hormoneve nëse djersitja shoqërohet me nxehje të papritura.

Ndryshim i papritur në madhësinë e gjoksit: Një nivel i ulët i estrogjenit mund ta bëjë indin e gjirit tuaj më pak të dendur. Një nivel i lartë i këtij hormoni mund të shkaktojë gunga ose ciste. Nëse vëreni ndryshime të gjirit ose ndjeni një gungë në gjoksin tuaj, mos vononi të konsultoheni me një mjek. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy