Pak mundësi që vaksina e Oksfordit kundër COVID-19 të jetë gati para Krishtlindjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Profesori Andrew Pollard, i cili është drejtuesi i grupit të Oksfordit që po punon në krijimin e vaksinës kundër Covid-19 ka dhënë një deklaratë paksa shqetësuese, shkruan “TheGuardian”.

“Unë mendoj se ka një gjasë të vogël që kjo të bëhet e mundur, por thjeshtë nuk e di”, u shpreh ai, transmeton lajmi.net.

Pollard tha se është vështirë t’i përgjigjet pyetjes, si shkak se akoma nuk është vërtetuar se a po i mbron vaksina njerëzit apo jo.

Ai u shpreh se është optimist rreth përdorimit të vaksinës para përfundimit të vitit, por ai gjithashtu mendon se ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm përgjatë verifikimit të vaksinës.

Advertisement

Para fillimit të shpërndarjes së vaksinës duhet të vendoset se kush ka prioritet në marrjen e saj, si shkak që prodhimi nuk do të jetë i mjaftueshëm për të gjithë popullsinë, transmeton lajmi.net.

Ka gjasë që vaksina të tjera të aprovohen para asaj të Oksfordit dhe kjo do ishte një sukses shumë i madh sepse do të kishte mjaftueshëm për të mbuluar nevojat e të gjithë popullsisë së botës.

Prodhimi i vaksinës ka avancuar shumë, por numri i dozave të prodhuara deri tani nuk është bërë publik akoma.

Besohet se deri tani janë prodhuar disa miliona doza.

Advertisement

Edhe pas prodhimit të vaksinës, nuk do të thotë se pandemia do të mbaroi. Do të duhet edhe shumë kohë që ne ti kthehemi normalitetit menjëherë, sepse duhet kohë që të vaksinohet e gjithë popullsia.

Edhe në rastin se të gjithë vaksinohen, vaksina nuk do të jetë efikase tek të gjithë marrësit. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy