Përdorni përbërësit e kuzhinës për t’iu dhënë jetë flokëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Amla

Janë të pasura në antioksidantë dhe antibakterialë dhe për shkak të karakteristikave të tyre anti-inflamatore stimulojnë rritjen e flokëve. Përzieni një lugë gjelle amla me lëng limoni, masazhojeni këtë përzierje në kokën tuaj dhe lëreni të qëndrojë gjatë natës. Në mëngjes mund t’i lani flokët tuaj normalisht dhe menjëherë do të ndieni ndryshimin.

Limon dhe rozmarinë

Përzieni dy lugë vaj kokosi, me lëngun e dy limonëve dhe një portokalli. Këtë maskë vendoseni në flokët tuaj për një orë dhe më pas shpëlajeni. Kjo ndihmon në eleminimin e yndyrës nga flokët. Gjithashtu rekomandohet që individët që kanë flokë të dobët dhe me yndyrë, të përdorin ekstrakte të rozmarinës, për t’iu dhënë flokëve volum.

Advertisement

Bëni një pastrim të thellë për flokët tuaj duke përzier dy lugë kafe, disa pika vaj livande, gjysmë lugë gjelle vaj kokosi dhe gjysmë lugë gjelle ujë. Pasi keni larë flokët si normalisht mund të përdorni këtë maskë për pastrimin e flokëve. /tvklan.al

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy