Përfitimet e lëngut të limonit me sodë buke

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Keni dëgjuar ndonjëherë për kurën me lëng limoni dhe sodë buke?

Kombinimi i të dyjave ka shkaktuar shumë diskutime në mesin e dashamirësve të mjekësisë popullore, shkruan “AgroWeb”.

Soda e bukës, limoni, domatet, luleshtrydhet, pjeshkët apo rrushi ofrojnë minerale, vitamina dhe enzima që parandalojnë sëmundjet, transmeton lajmi.net.

Në mjekësinë tradicionale dhe atë popullore, parandalimi është veprimi më i rëndësishëm që mund të bëni për shëndetin tuaj.

Limoni dhe soda e bukës janë dy prej përbërësve që duhet të përfshini në regjimin tuaj të shëndetshëm.

Advertisement

Veshkat

Lëngu i limonit me sodë buke është efikas në përkujdesjen ndaj veshkave. Ky lëng ndihmon organizmin të largojë toksinat dhe të djegë yndyrnat.

Tretja

Limoni bashkë me sodën e bukës ofrojnë një përzierje të shëndetshme për sistemin tretës.

Ato shmangin refluksin në stomak dhe ofrojnë qetësim të menjëhershëm, transmeton lajmi.net.

Detoksifikimi

Lëngu i limonit me sodë buke është një pije e mirë për ta nisur ditën.

Advertisement

Ai pastron mëlçinë falë dozës së lartë të vitaminës C, kaliumit dhe antioksidantëve.

Për më tepër, nëse pini ujë me sodë buke, do të rregulloni nivelet e kolesterolit të  keq dhe do të përmirësoni shëndetin kardiovaskular.

Si ta konsumoni pijen dhe kujdesi që duhet treguar

Mbusheni një gotë me ujë dhe hidhni një lugë çaji me sodë buke.

Shtoni lëngun e një gjysëm limoni. Përziejeni mirë dhe pijeni në mëngjes, transmeton lajmi.net.

Advertisement

Ky lëng duhet pirë gjithmonë në mëngjes dhe përpara se të hani ushqim.

Lëngu duhet pirë për dy javë me rradhë. Më pas duhet të bëni dy javë pushim.

Nëse vuani nga gastriti, tensioni i lartë i gjakut apo problemet me zemrën, atëherë nuk duhet ta pini këtë lëng, për shkak të nivelit të sodiumit.

Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative.

Advertisement

Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy