Pse duhet të hamë vezë në mëngjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vezët konsiderohen si baza e çdo mëngjesi  anë e mbanë botës, por një herë e një kohë nuk ka qenë kështu, shkruan “AgroWeb”.

Në fakt, mëngjesi nuk konceptohet dot pa vezë, të ziera apo të skuqura qofshin, transmeton lajmi.net.

Aroma e vezëve mund të jetë e padurueshme për disa, ndërsa për të tjerë përçon imazhin e një mëngjesi të hareshëm e të bollshëm me familjen.

Veza është e paracaktuar të hahet mëngjes, një traditë kjo e trashëguar nga brezi në brez për arsye të panjohura deri më tani.

Advertisement

Përse Hamë Vezë Në Mëngjes

E para, njerëzimi ka ngrënë vezë shpendësh e kafshës në çdo epokë. Në rastin e pulës, kjo e fundit nisi të bëhej pjesë e çdo shtëpie që në vitet 7,500 para Krishtit.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për vaktin e mëngjesit. Romakët e lashtë e nisnin ditën duke ngrënë bukë, djathë, ullinj, sallata, vezë, fruta të thata dhe mishra të ftohtë.

Idea e të ngrënit vezë në mëngjes u rishfaq në Evropë në vitin 1620 nga mjeku Tobias Venner i cili sugjeronte se ngrënia e vezëve në mëngjes ishte një ide shumë e mirë.

Venner krijoi edhe librin e parë të recetave në botë, transmeton lajmi.net.

Advertisement

Një teori tjetër shpjegon se duke qenë se pulat i bëjnë vezët në të gdhirë (jo domosdoshmërisht), fermerët nuk kishin zgjidhje tjetër veçse t’i hanin ato në mëngjes.

Me kalimin e viteve, Evropianët e shtynë darkën në orë të vona, gjë që lindi nevojën për një vakt tjetër më të hershëm.

Kësisoj mëngjesi u kthye në një vakt të pakundërshtueshëm në fillimet e viteve 1800 dhe veza u bë protagonistja kryesore, sidomos për klasën punëtore të cilët kishin nevojë për energji, proteinë dhe yndyrë.

Ndër të tjera, për klasën punëtore, veza ishte një alternativë më e lirë e proteinës që ofronte mishi që për shumë ishte i papërballueshëm. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy