Pse na bënë ushqimi djegës të dalim në banjë?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të gjithëve na pëlqen ushqimi djegës, por pasojat nga ai nuk janë edhe aq të këndshme, shkruan “TeenVogue”.

Por kjo prapë se prapë ne vazhdojmë të hamë ushqime djegëse sepse shija ja vlen mundin, transmeton lajmi.net.

Pra, pse na bënë ky ushqim të dalim në banjë?

Epo gjithçka fillon me një përbërës që gjendet në speca që i bënë djegës, dhe quhet Kapsicinë. Kapasicina është gjithashtu irritues, prandaj na shkakton ndjenjën e djegësirës kur hamë diçka me speca.

Advertisement

Pra kapasicina e stimulon dhimbjen. Receptorët e dhimbjes gjenden në të gjith trupin dhe jo vetëm në gojë, prandaj kur ne konsumojmë kapasicinë, edhe sistemi i tretjes reagon duke u mbledhur, gjë që shkakton ngërç dhe e përshpejton procesin e tretjes duke iu bërë të dilni në banjë.

Gjithashtu, edhe anusi juaj ka receptorë të dhimbjes, prandaj kapasicina që nuk është absorbuar nga trupi juaj do të lirohet me jashtëqitje, që do të irritoj receptorët e dhimbjes që gjenden në atë zonë.

Edhe pse kapasicina është shumë e shëndetshme, nuk preferohet sasi e madhe të konsumohet si shkak i pasojave të dhimbshme. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy