Shkencëtarët: Kanabisi mund ta mposhtë koronavirusin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Studiuesit në Universitetin e Karolinës së Jugut kryen tri studime mbi minjtë që zbuluan se THC – kimikati që i jep kanabisit efektin e tij në tru- mund të ndihmojë në parandalimin e një reagime të dëmshme imune që shkakton Sindromën e Distresit të Frymëmarrjes Akute (ARDS), raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

ARDS është një nga ndërlikimet më të zakonshme për pacientët me raste të rënda të koronavirusit. Mund të jetë fatale ose të çojë në dëmtime të përhershme të mushkërive.

Qëllimi i studimit ishte për të parë nëse THC-ja, komponenti përbërës i marihuanës, mund të bllokojë përgjigjen imune që çon në zhvillimin e ARDS duke futur një toksinë në minj që shkakton përgjigje.

Në dhjetra eksperimente në të tre studimet, të gjithë minjve që iu është dhënë THC mbijetuan, ndërsa ata që nuk morën kimikatin vdiqën.

Advertisement

Studiuesit paralajmëruan se puna e tyre është ende larg përfundimit dhe theksuan se ata nuk po i inkurajojnë njerëzit të përdorin marihuanë për të vetë-mjekuar për COVID-19. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy