Shtrëngimi i pavullnetshëm i dhëmbëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtrëngimi i pavullnetshëm i dhëmbëve

Trajtimi

Health Education Studio, ofron trajtim të suksesshëm të bruksizmit si zgjidhje natyrale dhe me rezultate të përhershme, duke i eleminuar fillimisht shkaktarët e këtij problemi.

Programi i HES edhe në këtë rast, vepron përmes paisjeve unike të cilat bëjnë korigjimin e kontaktit të gabuar dhe të vrazhdë ndërmjet dy hareqeve, duke stimuluar dhe mundësuar kontaktin “gjentil” ndërmjet dhëmbëve të të dyja harqeve, pra, duke eleminuar tendencën intenzive për të kafshuar “dhunshëm”.

Varësisht nga stadi i bruksizmit, HES ofron programin përkatës të trajtimit.

Advertisement

Pajisjet biofunksionale të destinuara për trajtimin e bruksizmit janë lehtë të adaptueshme për të gjitha fazat e denticionit dhe për të gjitha grupmoshat.

Janë dy nivele, përkatësisht dy faza trajtuese të bruksizmit. Faza e parë e cila është e destinuar për personat të cilët vuajnë nga bruksizmi por që nuk kanë simptome të çrregullimit të nyjes temporomandibullare  dhe faza e dytë që aplikohet për trajtimin e bruksizmit të shoqëruar me dhimbje në nyjen temporomandibullare (TMJ).

Faza e parë është në shërbim të personave të cilët vetëm gjatë gjumit vuajnë nga shtrëngimi i pavullnetshëm i dhëmbëve, ndërsa faza e dytë është e paraparë për personat që edhe gjatë ditës nuk mund ta kontrollojnë kërcitjen e dhëmbëve.

Advertisement

Përgatiti: Besnik Gashi

Drejtor i Health Education Studio

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy