Si ndikon shoqëria në shëndetin tuaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Duke u bazuar në disa zbulime të Universitetit Karolina Veriore, rrethi juaj shoqëror është i rëndësishëm sa dieta apo ushtrimet që bëni, transporton lajmi.net.

Studiuesit mblodhën të dhëna nga popullsia e Shteteve të Bashkuara, kryesisht nga adoleshentët, u ndanë në tri dimensione të marrëdhënieve në shoqëri: integrimi në shoqëri, mbështetje në shoqëri dhe të barazi në shoqëri.

Më pas ata krahasuan marrëdhëniet shoqërore me presionin e gjakut, masën trupore dhe sistemin e inflamacionit.

Rezultatet e ekipit, janë publikuar në Proceedings of the National Academy of Science, zbuluan që jo vetëm në ciklin shoqëror për një jetë më të gjatë, në moshë më të vjetër por edhe në rëndësinë e shëndetit gjatë moshës më të re, shoqëria ka një ndikim të madh.

Advertisement

Për shembull, studimet thonë se izolimi shoqëror në moshë të re rrit rrezikun për inflamacion po ashtu edhe joaktivitetin fizik, shkruan alternative medicine. Në moshë të vjetër, zbulimet thonë se izolimi shoqëror është më i dëmshëm se sa diabeti apo kontrollimi i tensionit të lartë.

Bazuar në këto zbulime tregohet rëndësia e shoqërisë në shëndetin e njeriut, pra shoqëria nuk ndikon në kalimin e kohës më ndryshe, por, ajo ka një ndikim të rëndësishëm në shëndetin tonë si tek të rinjtë ashtu edhe tek ata më të moshuar. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy