Si të përballemi me ankthin nëse kemi një mbyllje të dytë nga Covid-19?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ky ka qenë një vit i frikës dhe ankthit që nga sulmi i koronavirusit e deri tek mbylljet dhe rregullat e rrepta që kishte secili shtet i botës, transmeton lajmi.net.

Tani jemi në një frikë tjetër të një raundi të dytë të Covid-19, vala e dytë e ankthit, mbylljes dhe rregullave strikte që kishim në fillim.

Çfarë është vala e dytë e ankthit?

Vala e dytë e ankthit përshkruan stresin dhe brengat e kësaj faze gjatë këtyre momenteve, kur ndihet vala e dytë e koronavirusit, fillojnë brengat në lidhje me mbijetesën.

Advertisement

Fokusohuni në hobi

Që të mos qëndroni në mendime se çfarë do të ndodhë me valën e dytë të koronavirusit dhe se a do të jemi në gjendje të mbijetojmë, fokusohuni në një hobi që keni duke u shpërqendruar nga gjendja e tanishme.

Kjo do të jetë një kohë më relaksuese për ju dhe ndoshta do të zbuloni më shumë rreth vetes tuaj, pëlqimet apo edhe ide të reja që do ju vijnë ndër mend.

Qëndroni pozitiv

Advertisement

Mundohuni që të qëndroni pozitiv dhe të mendoni gjëra të bukura, sepse vala e dytë ndoshta nuk do të jetë e rrezikshme sa ishte vala e parë e koronavirusit.

Formoni një rutinë

Krijoni një rutinë për veten tuaj duke i renditur punët të cilat do ti bëni gjatë ditës, me aktivitetet që do të merreni. Filloni të ushtroni, lexoni apo edhe vraponi vetëm. Krijoni një ditë të zënë në mënyrë që të mos mendoni për koronavirusin. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy