Si të ushqeheni para dhe pas marrjes së vaksinës kundër Covid-19? Flasin ekspertët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si të ushqeheni para dhe pas marrjes së vaksinës kundër Covid-19? Flasin ekspertët

Pas marrjes së vaksinës, rekomandohet një regjim i shëndetshëm ushqimor për të minimizuar simptomat dhe për të mbrojtur sistemin imunitar. Ekspertët rekomandojnë ushqimet anti-inflamatore ose suplemente të tilla si vitamina C. Megjithëse nuk ka hulumtime të mjaftueshme për ta bërë vaksinën më efektive, dihet që ushqimet me shumë lëndë ushqyese dhe marrja e vitaminës C ndihmojnë sistemin imunitar.

Dr. William Li thotë se “duhet të jeni të kujdesshëm ndaj çdo produkti që rrit përgjigjen e vaksinës në trup“. Sipas Louis Malinow, një dietë e shëndetshme që ruhet për një kohë të gjatë mund të forcojë imunitetin dhe ndihmojë në luftën kundër infeksioneve. Ai thotë se duhet të zvogëloni konsumin e ushqimeve të përpunuara të tilla ushqimi i shpejtë dhe vajrat që gjenden në produktet e paketuara.

Konsumoni lajthi, vaj ulliri ekstra të virgjër, bajame, arra, peshk, fruta dhe perime. Mund të konsumoni ushqime anti-inflamatore pasi të keni bërë vaksinën, por kjo nuk do të zvogëlojë efektet anësore të saj. Nëse doni një vakt të lehtë zgjidhni një supë me lëng pule.

A duhet të konsumoni ushqim kur vaksinoheni?

Advertisement

Ekspertët theksojnë se nuk ka rëndësi nëse ndihesh apo jo i uritur kur bën vaksinën kundër virusit. Nëse keni frikë nga gjilpërat, uria mund t’ju bëjë t’ju merren mend dhe ka më shumë të ngjarë t’ju bjerë të fikët. “Këshilloj të hani diçka që përgatitet në shtëpi, si kos, vezë dhe fruta, me sa më pak përpunim”, thotë Malinow.

Po në lidhje me konsumin e ujit? Ekspertët bien dakord se është jashtëzakonisht e rëndësishme të konsumoni ujë të mjaftueshëm para dhe pas vaksinës ndaj Covid-19. Konsumi i mjaftueshëm i ujit mbështet trupin në procesin e vaksinimit, si dhe siguron ekuilibrin e trupit. Në rast se keni ethe, uji do të jetë gjithashtu një “mburojë” për trupin.

Pse nuk duhet të konsumoni alkool?

Alkooli rekomandohet të shmanget një ditë para dhe pas vaksinimit sepse mund të “shtypë” sistemin imunitar dhe të dehidrojë trupin. Li thotë se konsumi i alkoolit ju bën të dehidratuar, gjë që mund të përkeqësojë dhimbjet e trupit që ndodhin pas dozës së dytë të vaksinës.

Advertisement

Bëni një gjumë të mirë

Përveç një diete të shëndetshme, është gjithashtu e rëndësishme të bëni një gjumë të mirë para vaksinimit. Për shkak se një gjumë jo i mirë mund të zvogëlojë fuqinë imune me 70 përqind. Ekspertët thonë se trupi përdor gjumin për të rindërtuar mbrojtjen e tij.

A duhet të merresh me sport?

Pushimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm, veçanërisht nëse ndjeheni keq pas vaksinimit. Sidoqoftë, nëse ndiheni mirë, ekspertët deklarojnë se mund të bëni një shëtitje të shpejtë. Kjo përshkruhet si mënyra më e mirë për të rritur imunitetin duke shpejtuar qarkullimin e gjakut. /abc/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy