STUDIMI: Drejt një testi universal për antitrupat antiCovid

Pinterest LinkedIn Tumblr +
STUDIMI: Drejt një testi universal për antitrupat antiCovid

Rritet mundësia e të pasurit një test serologjik universal për zbulimin e antitrupave antiCovid në gjak.

Ajo është më e lehtë, më e shpejtë dhe më pak e kushtueshme sesa ato që përdoren aktualisht për të gjetur antitrupa neutralizues dhe që mund të përdoren gjithashtu për të identifikuar dhuruesit më të mirë të plazmës, sipas studimit të spitalit ”Hjuston”, i udhëhequr nga James M. Musser.

“Për të përdorur plazmën e të shtruarve, duhet të matet sasia e antitrupave neutralizues, por për ta bërë këtë, nevojiten laboratorë me mbrojtje të veçantë, dhe shumë pak janë në këto kushte”, tha ai.

Në këtë rast, studiuesit zbuluan se testi serologjik i kryer me metodën ”Elisa”, e cila është një nga dy në përdorim, mund të përdoret gjithashtu për të njëjtin qëllim në të gjithë laboratorët e serologjisë dhe mund të bëhet në një shkallë të gjerë.

Advertisement

“Ne matën antitrupat kundër proteinave S dhe S1 të virusit SarsCov2”, theksuan studiuesit.

Kërkimi gjithashtu zbuloi se dhuruesit e plazmës me një përgjigje më të madhe imune, dhe për këtë arsye me nivele më të larta të antitrupave neutralizues, ishin ata që kishin kapërcyer një formë të rëndë të sëmundjes.

U zbulua gjithashtu se disa pacientë asimptomatikë kanë plazmë të përshtatshme për përdorim terapeutik.

“Me të njëjtin lloj testi, pra, jo vetëm që mund të verifikohet imuniteti i koronavirusit, por edhe SE kush mund të jetë dhuruesi më i efektshëm i plazmës”, shtuan ata.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy