Ushqimi i keq dëmton njëlloj si infeksionet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ushqimi i keq dëmton njëlloj si infeksionet

Ushqimi “junk food” nxit në organizmin e njeriut të njëjtën përgjigje si të ishte një infeksion bakterial. Sipas kërkimeve të fundit nga Gjermania, rezulton se kur ushqimi i përpunuar dhe shumë i pasur me yndyrna të ngopura e sheqerna konsumohet shpesh, në trup aktivizohet një proces inflamator sikurse ndodh pikërisht me infeksionet e ndryshme bakteriale.

Dhe rikthimi në një regjim ushqimor të shëndetshëm nuk është i mjaftueshëm për të fshirë gjurmët e kujtesës që lihen tek qelizat që janë përgjegjëse për krijimin e antitrupave për të luftuar sulmet, pra për të ndalur procesin inflamator.

Eksperimentet janë kryer në laborator mbi kaviet,të cilat janë ushqyer për vetëm 30 ditë me një ushqim të tillë, dhe pas një muaji këto kafshë kishin nivele shumë të larta të granulociteve dhe monociteve, qeliza që normalisht prodhohet nga sistemi imunitar kur duhet luftuar një sulm bakterial.

Ky studim është kryer mbi kaviet e laboratorit, dhe shkencëtarët shprehen të bindur se i njëjti reagim ndodh edhe tek njeriu, dhe këto kafshë zgjidhen pikërisht mbi ngjashmërinë e madhe gjenetike me ne.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy