Zbulimi i veprimtarisë së proteinave një shtysë për trajtime të reja anti-Covid

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbulimi i veprimtarisë së proteinave një shtysë për trajtime të reja anti-Covid

Lufta kundër Covid-19 nuk ka të ndalur. Një grup studiuesish nga Kolegji King’s në Londër, në bashkëpunim me ekspertët e  Qendrës Britanike e Fondacionit të Zemrës, kanë identifikuar një bashkëveprim të ri midis proteinave spike të SARS-CoV-2 dhe proteinave lidhëse, galektin-3 (LGALS3BP) i cili mund të jetë një objektiv i ri terapeutik antiviral.

Studimi, i botuar në revistën “Nature Communications”  zbuloi gjithashtu se prania e ARN virale të zbulueshme në gjakun e pacientëve me koronavirus është një parashikues i fortë i vdekshmërisë. Për studimin shkencëtarët analizuan gati 500 mostra gjaku nga njerëzit e pranuar në spitalet. Pastaj, kampionët e plazmës dhe serumit u krahasuan midis pacientëve që kishin kaluar në terapi intensive, pacientëve në gjendje të moderuar dhe pacientëve në gjëndje të lehtë.

Gati një e katërta e pjesëmarrësve në reanimacionin e koronavirusit kishin RNAemi të zbulueshme (sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes) brenda 6 ditëve të para të pranimit në repart. Prania e RNAemia, një parashikues i fortë i vdekshmërisë në 28 ditë, u identifikua në 56% të të vdekurve, por vetëm në 13% të mbijetuarve. Studiuesit gjithashtu identifikuan LGALS3BP si një proteinë lidhëse për proteinën spike të SARS-CoV-2. Rritja e niveleve të LGALS3BP ishte në gjendje të ofronte mbrojtje për qelizat nga efektet dëmtuese të vetë proteinës spike. “Ne raportojmë se prania e ARN virale të zbulueshme në plazmën ose serumin e pacientëve me Covid-19 shoqërohet me një rrezik në rritje të sëmundjes serioze.

Ekziston gjithashtu një bashkëveprim i ri me efektin e mundshëm antiviral midis proteinës spike të SARS-CoV-2 dhe një proteine ​​të njohur si lidhja e galektinës-3,” shpjegon një nga profesorët që mori pjesë në studim Manu Shankar Hari. Sipas ekspertit rezultatet kanë dy implikime kryesore. Së pari, është gjithmonë e nevojshme të identifikohet prania e ARN virale në gjakun e pacientëve me koronavirus. Së dyti, objektivi i mundshëm farmakologjik antiviral i identifikuar është një përparësi e theksuar.

Advertisement

Burimi:Il Giornale/Përshtati:Gazeta “Si”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy