Zhvillimi i ngadaltë i fetusit – Trajtimi për këto raste

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kufizimi i rritjes intrauterine (KRRIU) është një gjendje ku fetuset nuk zhvillohen aq shpejt sa duhet, shkruan libri “Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme”.

Këto foshnja janë më të vogla se të tjerat kur lindin dhe peshojnë më pak, transmeton lajmi.net.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më shumë se 100000 foshnja që lindin çdo vit, peshojnë më pak se 2.5 kilogramë.

Kufizimi i rritjes intrauterine mund të shfaqet nga problemet me placentën, të cilat pengojnë furnizimin e fetusit me oksigjen dhe lëndë ushqyese të mjaftueshme.

Advertisement

Kjo gjendje mund të shkaktohet edhe nga: -tensioni i lartë i nënës; -duhanpirja; -kequshqyerja ose shtim i paktë në peshë i nënës; -abuzimi me drogat ose alkoolin; -sëmundje kronike të nënës, si diabeti i Tipit 1, sëmundje të zemrës, mëlçisë ose veshkave; -pre-eklampsia ose eklampsia; -anomali të placentës dhe kordonit; -fetuse të shumëfishta; -sindroma e antitrupave antifosfolipide, një çrregullim i rrallë i sistemit imunitar.

Kufizimi i rritjes intrauterine, mund të shfaqet edhe për shkak të një infeksioni, defekti në lindje ose anomalie të kromozomeve. Gjithashtu, shkaku i kësaj gjendjeje mund të jetë edhe i panjohur, transmeton lajmi.net.

Zhvillimet në fushën e mjekësisë dhe diagnostikimi i hershëm, i kanë pakësuar ndjeshëm komplikacionet e rënda që sjell kufizimi i rritjes intrauterine. Gjithsesi, foshnjat që vuajnë nga kjo gjendje, mund të shfaqin ende probleme.

Shenjat dhe simptomat. Në qoftë se foshnja ka kufizim të rritjes intrauterine, ju mund të keni disa ose asnjë shenjë të kësaj gjendjeje. Ndaj dhe mjeku duhet t’ju kontrollojë rregullisht, për të parë rritjen dhe zhvillimin e fetusit dhe në të gjitha vizitat, duhet të kontrollojë edhe përmasat e mitrës.

Advertisement

Në qoftë se dyshohet për praninë e kësaj gjendjeje, ju mund t’i nënshtroheni një kontrolli me ultratinguj për të bërë matjen e foshnjës.

Qarkullimi i gjakut në enët e tij dhe kordonin e kërthizës, mund të kontrollohet me një teknikë me ultratinguj, të quajtur analiza Doppler, transmeton lajmi.net.

Trajtimi

Për të trajtuar këtë gjendje, hapi i parë është identifikimi dhe shmangia e faktorëve që e shkaktojnë atë, si: duhanpirja apo kequshqyerja. Ju dhe mjeku do të mbikëqyrni gjendjen e fetusit. Në të njëjtën kohë, mund t’ju kërkohet t’i kushtoni vëmendje lëvizjeve të përditshme të fetusit.

Advertisement

Në përgjithësi, kontrollet me ultratinguj bëhen çdo tri javë për të mbikëqyrur zhvillimin e fetusit dhe vëllimin e lëngut amniotik. Në qoftë se keni binjakë, kufizimi i rritjes intrauterine mund t’i prekë në njëfarë mase të dyja fetuset ose një prej tyre.

Në qoftë se nga analizat dhe ekografitë, konstatohet se fetusi po zhvillohet dhe nuk është në rrezik, shtatzënia mund të vazhdojë derisa procesi i lindjes të fillojë vetë.

Por nëse nga rezultatet e analizave del se fetusi është në rrezik, ose nuk ka zhvillimin e duhur, mjeku mund të rekomandojë një lindje të parakohshme, transmeton lajmi.net.

Shpeshherë, falë mbikëqyrjes së kujdesshme dhe ndërhyrjes në kohë, rreziqet për fetuset mund të shmangen ose minimizohen.

Advertisement

Kujdesi i duhur gjatë shtatzënisë, ushqyerja e shëndetshme, mospirja e duhanit dhe alkoolit, rrisin mundësitë që të sillni në jetë një foshnjë të shëndetshme.

Edhe nëse keni një fetus të prekur nga kjo gjendje delikate, përmasat e tij nuk mund të merren gjithmonë si tregues se sa mirë apo sa shumë mund të rritet dhe zhvillohet foshnja në të ardhmen.

Shumica e foshnjave që preken nga kufizimi i rritjes intrauterine, i arrijnë përmasat normale të bashkëmoshatarëve të tyre duke filluar nga muaji i 18-të deri në muajin e 24-t.

Me përjashtim të rasteve kur këto foshnja kanë pësuar dëmtime të rënda në lindje, pjesa dërrmuese e tyre, kanë zhvillim normal intelektual dhe fizik. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy