Adele tregon kuptimin e këngës hit të saj dhe të gjithë e paskemi ditur gabim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Adele tregon kuptimin e këngës hit të saj dhe të gjithë e paskemi ditur gabim

Adele është një ndër artistet që njihet për faktin se gjendjet e saj emocionale i shndërron në hite muzikore tepër të suksesshme. Në një prej koncerteve të dhënë së fundmi, këngëtarja ka vendosur t’ju tregojë fansave rreth kuptimit dhe origjinën e disa prej këngëve të saj, përfshi këtu edhe këngën e njohur “Set Fire to the Rain”.

 

Ajo i ka treguar audiencës se ishte duke argumentuar me të dashurin e saj në atë kohë, dhe nga nervat ka dalë jashtë shtëpisë në mënyrë që djali mos ta shihte teksa ajo ishte e mërzitur.

 

Advertisement

Gjatë sherrit, i dashuri i tha:”Ti nuk do të jesh në gjendje ta ndezësh atë cigare në shi”. Por ajo arriti ta ndizte dhe kjo është arsyeja që këngëtarja e ka titulluar këngën “Set Fire To The Rain”, që ne të gjithë e duam shumë. Kjo këngë ka qënë kënga e tretë e albumit të saj “21”, e cila është publikuar në janarin e vitit 2021.

 

Video e Adele, teksa shpjegon kuptimin e disa prej këngëve të saj, po bën xhiron në TikTok, ku njerëzit me shkaka shkruajnë: “Përpjekja për të ndezur cigaren në shi do të jetë sfida ime”.

 

Advertisement

Ndersa sa i përket këngës “Turning Tables”, artistja ka shpjeguar se ajo dhe i dashuri i saj ndodheshin në një restorant kinez, tek një tavolinë që rrotullohej. Kamarjeri e kishte vendosur pjatën e saj nga ana e të dashurit dhe ai e mbante tavolinën, duke mos e lejuar që të rrotulohej dhe artistja të merrte pjatën e saj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy