Aktorja e famshme habit me deklaratën për partnerin: Hera e parë që u dashurova pa kryer marrëdhënie

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aktorja e famshme habit me deklaratën për partnerin: Hera e parë që u dashurova pa kryer marrëdhënie

Halle Berry dhe partneri i saj muzikant Van Hunt duket se janë krijuar për njëri-tjetrin.

Ishte hera e parë që isha marrëzisht e dashuruar para se të bëja seks. Kjo nuk më ka ndodhur kurrë! Po flasim për një nga ato përvojat e bukura që ndryshojnë jetën. Ishte magjike, thjesht magjike”, ishte deklarata e Berry për amerikanen Marie Claire që ka hapur diskutime

Çifti u takua përmes vëllait të Hunt , dhe siç zbuloi Halle Berry, ajo nuk ishte aq e shqetësuar për marrëdhëniet deri atëherë.

Advertisement

“Isha e përkushtuar për karrierën time, ishte qëllimi im. Por kur bëhej fjalë për marrëdhëniet, nuk më interesonte shumë. Duhet të jesh i qartë me universin për atë që dëshiron të vijë. … Në momentin kur fillova të ndjeja se e kuptoja veten dhe atë që bëra gabim, vëllai i Vanit , të cilin e njihja prej shumë vitesh, erdhi dhe më tha: “Duhet të takosh vëllanë tim. Mënyra se si ndodhi kjo, unë me të vërtetë besoj se është shkruar te ndodh. Ky është personi im”.

Marrëdhënia e saj me Hunt filloi në vitin 2020, katër vjet pas divorcit të saj nga aktori francez Olivier Martinez. Halle Berry ishte martuar më parë me David Justice, Eric Benét dhe Olivier Martinez, dhe gjithashtu ishte në lidhje me Gabriel Aubry. Ajo ndan një vajzë, Nahla Ariela 16-vjeçare, me Aubry-n dhe një djalë, Maceo-Robert, 10-vjeçar, me Martinez./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy