E papritur! Aktorja e njohur zbulon emrin e kolegut që ka kryer marrëdhënie për herë të parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E papritur! Aktorja e njohur zbulon emrin e kolegut që ka kryer marrëdhënie për herë të parë

Ajo zbuloi pak kohë më parë se e humbi virgjërinë në moshën 35-vjeçare. Por duket se aktorja Rebel Wilson ka vendosur mos të fsheh asgjë dhe ka zbuluar emrin e aktorit me të cilin ka bërë seks për herë të parë në moshën 35-vjeçare.

Aktorja zbuloi në librin e saj “Rebel Rising” të botuar më 2 prill, se për herë të parë pati një takim romantik me “Mickey” – i njohur si Mickey Gooch Jr. me të cilin kanë pasur lidhje në vitin 2015.

” Micks, e di se ky mund të jetë lajm për ty nëse po e lexon këtë, por po, unë e humba virgjërinë time për ty ,” zbuloi Wilson në librin e saj.

Aktorja shpjegoi se të dy ishin në lidhje për gjashtë muaj dhe ishin prezantuar nga bashkëylli i saj i Pitch Perfect, Hana Mae Lee.

Advertisement

Ajo kujtoi se Mickey Gooch erdhi në jetën e saj pasi kuptoi se “jeta është e shkurtër” pas diagnozës së kancerit të nënës së saj.

“Nuk doja të jetoja jetën time pa përjetuar seks. Për të përjetuar dashurinë. E transmetova në univers se më në fund isha gati. Do ta ndjeja frikën, por do ta bëja”, ka shkruar Wilson./vizionplus.tv

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy