AKUZAT/ Ardian Bujupi mohon origjinën, përgjigjet këngëtari shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
AKUZAT/ Ardian Bujupi mohon origjinën, përgjigjet këngëtari shqiptar

Një video e këngëtarit Ardian Bujupi ka bërë bujë në rrjet së fundmi. Ai është ndaluar në rrugë nga një tiktok-ere e famshme ku i merr një intervistë të shpejtë nga makina e tij luksoze.

Pyetje: Je këngëtar?

Ardian Bujupi: Po

Pyetja: Nga je?

Advertisement

Ardian Bujupi: Nga Gjermania.

Publiku shqiptar ka “shpërthyer” pas kësaj video ku duket se këngëtari mohon origjinën. Por ka qenë vetë Bujupi që i ka qetësuar duke bërë një reagim në profilin e tij në Instagram.

“Për ata armiqtë që janë duke kërkuar gabime te unë, kot e keni. Unë jam rritur në Gjermani, kam fituar famë në këtë vend. Në intervistën e parë në jetën time për RTL, fjala e tretë ka qenë Kosovë. Ajo vajzë në Dubai njeh shoqërinë time në Gjermani dhe më ka ardhur më shkurt të them ‘Germany’. Po të kishte qenë intervista më e gjatë, unë kisha thënë ‘jetoj në Gjermani’, jam shqiptar etj etj. Siç e bëj gjithmonë, shkruan Bujupi./vizionplus.tv

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy