Anwar festoi ditëlindjen, Dua Lipa zgjedh fjalët më të ëmbla për vëllain e motrave milionere (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Anwar festoi ditëlindjen, Dua Lipa zgjedh fjalët më të ëmbla për vëllain e motrave milionere (FOTO)

Një ditë më parë, vëllai i motrave Hadid dhe partneri i Dua Lipës, Anwar, festoi 21-vjetorin e lindjes. E në ditën e tij të veçantë, modeli i njohur mori shumë urime dhe dedikime të veçanta.

Madje këngëtarja me famë botërore u kujdes edhe njëherë që t’i tregonte botës se sa e dashuruar është me Anwar-in dhe se sa e vlerëson. Ajo zgjodhi fjalët më të bukura për partnerin e saj.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, drita ime! Me ty gjithçka është më mirë”, shkruan Dua krahas disa fotografive që ka postuar në “Instagram”, ku shfaqet së bashku me 21-vjeçarin.

Advertisement

Lipa dhe Hadid kanë një vit që janë bashkë dhe thuajse që në fillim kanë vendosur që të nisin bashkëjetesën. Madje Anwar e shoqëron Duan në çdo koncert apo event që ajo është e pranishme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy