Aurela Hoxha publikon për herë të parë portretin e të birit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aurela Hoxha publikon për herë të parë portretin e të birit

Prej pak muajsh Aurela Hoxha po jeton periudhën më të bukur të jetës pasi është bërë nënë për herë të parë. Fillimisht ajo e fshehu lajmin e bukur që qarkulloi në media pak kohë para se vetë Aurela të konfirmonte faktin që ka sjellë në jetë një djalë. Ajo ndau një postim në Instagram me dy foto të sajat me të voglin në krah dhe një foto të dorës së tij, por pa ia zbuluar portretin. Përveç fotove të pakta që ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale, detajet rreth të voglit dhe shtatzënisë ende nuk i ka zbuluar.

Madje edhe emrin e tij e zbuluan në një mënyrë shumë të bukur dy miqtë e saj Endrit Mërtiri dhe Dorina Gegiçi. Ata postuan disa foto së bashku duke shkruar “Xhaxhai më cool dhe tezja e Alaron”. Edhe Aurela ka në bion e Instagramit, në “highlights” fotot me të birin duke vendosur vetëm shkronjën “A”. Sakaq, së fundmi Aurela ka ndarë një foto të të voglit duke zbuluar për herë portretin e tij, ndonëse jo të plotë.

Ajo ka postuar në Instastory foton e wallpaperit të telefonit të saj ku shihet Alaron. Foton e ka shoqëruar me disa emoji si për të treguar se i është falenderuese Zotit. I vogli i ka të mbuluar sytë me një shami të bardhë, megjithatë kjo foto na fali shumë ëmbëlsi./ Living

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy