Babai i Meghan Markle do të hedhë në gjyq të bijën dhe princ Harryn, ja arsyeja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Babai i Meghan Markle do të hedhë në gjyq të bijën dhe princ Harryn, ja arsyeja

Në qoftë se menduat se telenovelës “Thomas Markle vs. Meghan dhe familja mbretërore” i kishte ardhur fundi, gaboheni, pasi babai 77-vjeçar i yllit të “Suits” ka vendosur sërish të fusë hundët në punët e familjes. Në një deklaratë për “Fox News”, ai tha se do ta çonte të bijën dhe Princin Harry në gjyq, në mënyrë që të mund të shohë nipin dhe mbesën e tij, Archie dhe Lilibet.

 

“Unë do të bëj kërkesë në gjykatat e Kalifornisë për të drejtat për të parë nipin e mbesën time në të ardhmen shumë të afërt.”

 

Advertisement

Ai shtoi se shpresonte që mbretëresha Elizabeth dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore të mos “ndëshkonin” nipin dhe mbesën e tij për “sjelljen e keqe” të vajzës së tij dhe princ Harry-t.

 

“Archie dhe Lili janë fëmijë të vegjël. Ata nuk janë politikë. Ata nuk janë gurë shahu. Ata nuk janë pjesë e lojës,” -përfundoi ai./ Living

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy