Meghan Markle, sërish shtatzënë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Meghan Markle dhe Princi Harry kanë ndarë me të gjithë fansat e tyre lajmin e bukur, për të cilin janë përfolur ditët e fundit. Dukesha e Sussex-it është në pritje të ëmbël dhe pret fëmijën e dytë.

Një zëdhënës i Dukës dhe Dukeshës së Sussex-i ka konfirmuar se Princi Harry dhe Meghan po presin fëmijën e dytë.

“Ne konfirmojmë që Archie do të jetë vëllai i madh. Duka dhe Dukesha e Sussex-it janë shumë të lumtur që presin fëmijën e tyre të dytë”.

Fëmija që po vjen në jetë, ende nuk dihet nëse do të jetë një vëlla ose një motër e vogël për Archie Mountbatten-Windsor, i cili mbush dy vjeç në maj.

Advertisement

Foshnja mbretërore e Sussexit, një nip tjetër për Mbretëreshën dhe Princin Philip, do të jetë i teti në radhë të fronit.

Sidoqoftë, me shumë mundësi, fëmija që do të lindë së shpejti mund të ketë një edukim jombretëror si rezultat i vendimit të Meghan dhe Harry për ta lënë anëtarësinë mbretërore.

Çifti vendosi të mos i jepte Archie-t një titull mbretëror për t’i lejuar atij një jetë më “normale”, kështu që ata ndoshta do të bëjnë të njëjtën gjë edhe për fëmijën e dytë./ Living

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy